Renditja e re e “Bashkive më të mira në Zvicër” nga platforma imobiliare Iazi tregon se komunitetet Zug, Çam dhe Rish zënë tri vendet e para, përcjell albinfo.ch.
Ata pasohen nga Altendorf (Schwyz), Meggen (Luzern) dhe Hergiswil (Nidwalden).
Qytezat u renditën në bazë të 50 kritereve, duke përfshirë taksat, mundësitë e punësimit, sigurinë, transportin publik, pasuritë e paluajtshme, mjedisin, aktivitetet e kohës së lirë, institucionet arsimore, mbështetjen e disponueshme për të moshuarit dhe ambientet e çerdheve.