Në qytezë me pamje të mrekullueshme është në majë të një shkëmbi, në mes të një lugine, rreth 100 kilometra në veri të Romës, pra ndodhet qyteti mahnitës i Civita di Bagnoregios, transmeton albinfo.ch.
Historianët thonë se qyteti ka mbijetuar për rreth 3,000 vjet, por tani ai po lufton me kërcënimin nga rrëshqitjet e dheut që mund të jenë shkatërruese për të, duke e zhdukur. Mund të duket si një vendndodhje e përsosur për kartolina, por mbijetesa e saj deri tani nuk është asgjë më pak se një mrekulli.
Thuhet se Civita di Bagnoregio ka qenë nën kërcënim nga rrëshqitjet e tokës dhe erozioni që kur u themelua nga Etruskët për arsye ushtarake midis viteve 600-280 para Krishtit. Për fat të keq, qyteti mesjetar e ka quajtur veten “qyteti që po vdes” (“la città che muore”), por mbijetesa deri më tani është mundësuar nga këmbëngulja e banorëve.
Shtresimi i argjilës është arsyeja pse Civita di Bagnoregio është kaq e brishtë dhe e prirur ndaj rrëshqitjeve të tokës dhe erozionit.
Që nga viti 2000, banorët e qytetit kanë filluar betejën e tyre për të shpëtuar shtëpitë dhe për ta mbrojtur nga fenomenet natyrore dhe deri më tani ka funksionuar. Pandemia ka ndikuar që në këtë zonë të pushojë edhe lëvizja e turistëve. Qyteza për momentin për shkak të izolimeve është shndërruar në një zonë fantazmë, ku në rrugët me kalldrëm dëgjohet vetëm tingulli i kambanës.
Mund të jetë një befasi që pika historike mahnitëse nuk ishte një atraksion i madh turistik derisa në vitin 2013 nisi të tarifonte me 1.50 euro hyrjen për vizitorët. Tarifa që atëherë është rritur në 5 euro.
“Nga 40,000 turistë më 2009, në vitin 2019 mbërritën mbi një milion vizitorë. Është e qartë se kjo ka sjellë përfitime të shumta ekonomike, hapjen e aktiviteteve dhe vende të reja pune. Ardhja e pandemisë në mars 2020 na detyroi të mbyllim biletarinë dhe si pasojë kemi probleme të mëdha me buxhetin e komunës, sepse tarifa e hyrjes në qytet prej 5 eurosh na lejoi të bënim ndërhyrje (mjedisore) dhe t’u jepnim privilegje qytetarëve tanë”, u shpreh kryetari i Bashkisë Bagnoregio, Luca Profili.
Civita di Bagnoregio është kandidat për t’u bërë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Italia paraqiti propozimin në janar dhe pret që UNESCO të vendosë në qershor të vitit të ardhshëm.