Qyteti St.Gallen, kryeqyteti i kantonit me të njëjtin emër, ka për herë të parë në historinë e tij një grua në krye të ekzekutivit.
Këshilltarja e deritashme e Qytetit nga PS (Partia Socialdemokrate) , Maria Pappa ka fituar në votimin e raundit të dytë që u zhvillua sot. Ajo ka lënë pas FDP-në dhe kandidatin e saj Mathias Gabathuler.
Pappa ka fituar 11.784 vota ose 2632 më shumë se Mathias Gabathuler (9152), njoftojnë shërbimet e qytetit.
Kandidatja 49-vjeçare e SP-së kishte fituar tashmë më shumë vota në raundin e parë, në fund të shtatorit, por nuk e kishte arritur shumicën absolute të nevojshme në atë kohë.
Kjo është hera e parë në 16 vitet e fundit që këshilli (ekzekutivi) i qytetit St. Gallen është përsëri në kontrollin e Partisë Socialdemokrate.