Gjeologët vlerësojnë se gjerësia e asteroidit ishte rreth një kilometër, pikërisht sikurse Nerdlingeni i sotëm dhe peshonte rreth 3 miliardë tonelata.
Goditja ishte aq e fortë sa që rriti temperaturën dhe presionin e mjaftueshëm që të krijohet një përzierje mes xhamave, kristaleve dhe diamanteve.
Vlerësohet se rreth 72 tonelata diamante gjenden në rajonin e Nordlingenin. E kur miliona vjet më vonë erdhën banorët e parë, nuk e dinin se shtëpitë po i ndërtonin me materiale tejet të çmuara.
Prej vjetësh besonin se prejardhje e kraterit është nga vullkani, deri në vitet e 60-ta kur u konstatua së bëhet fjalë për një asteroid.
Ata përdorën suevitin (material i përzier me gurë, xham, kristale dhe diamante) si material për ndërtime, duke mos e ditur se përbëhet nga diamantet e shtypura.
Kështu kishat dhe muret e qytetit janë shumë më të vlefshme sesa që duken në shikim të parë. Sasia e diamantit është aq e madhe, por banorët nuk do të mund të fitonin shumë para pasi madhësia e tyre është më e vogël se 0,2 milimetra, kështu nuk planifikojnë ta shembin qytetin për t’u pasuruar.
Megjithatë ky qytet gjerman gjeneron të hyra me mënyra të tjera – turistët nga e gjithë bota shkojnë atje për të parë arkitekturën dhe vizituar muzeun Ris Crater, në të cilin gjendet mostra të kraterit të shkaktuar nga asteroidi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.