Gjeneva dhe Cyrihu janë ndër 20 qytetet botërore ku aktualisht banojnë numri më i madh i milionerëve dhe miliarderëve, njofton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të reja nga Henley & Partners, Gjeneva, e cila renditet në vendin e nëntë, është shtëpia e mbi 90,700 milionerëve dhe 16 miliarderëve. Në Cyrih, i cili renditet në vendin e 13-të, ka 105,100 milionerë dhe 12 miliarderë.
Ndonëse nuk është ende në listë, Lugano po shfaqet ndër “qytetet me rritje më të shpejtë për milionerët”, tregon sondazhi. /Albinfo.ch