CNN turk raporton se janë neutralizuar oficerët e ushtrisë, të cilët po mbanin të bllokuar ndërtesën e transmetuesit shtetëror TRT, në Stamboll. Tashmë shihen qytetarët, të cilët kanë marrë kontrollin e TRT-së. Njëra prej prezantueseve të TRT-së, thotë se kishte qenë e detyruar të shpallte në opinion grusht shtetin ushtarak nën tytat e armëve.
Ndërkohë komandanti i forcave speciale të ushtrisë turke konsideron se grusht shtetit ka dështuar. Kjo është transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.
Ndërkohë raportohet për një shperthim në Parlamentin e Turqisë në Ankara, por nuk dihet nëse ka të lënduar.
Vijnë informacione ndërkohë se janë arrestuar me dhjetëra ushtarë turk.