Mes protestuesve që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka pasur përplasje me policinë.
Përleshja nisi kur një i ri kaloi kordonin policor. Policia ndërhyri menjëherë, duke e mos lejuar që kordoni të kalohet nga protestuesit dhe aktivistët.
Në sheshin para Ministrisë së Brendshme protestuesit kanë gjuajtur me mjete piroteknike dhe shashka efektivët e policisë, duke sjellë dhe reagimin e këtyre të fundit si dhe duke bërë disa shoqërime.
Ajo që vihet re është edhe një tensionim mjaft i madh i situatës, ndërsa efektivët e policisë janë shtuar ndjeshëm në numër në zonën para Galerisë së Arteve për të ruajtur rendin.
Gjatë përleshjes me policinë protestuesit bënin thirrje ‘poshtë diktatura’. Ish-deputetë dhe mbështetës të Lëvizjes Socialiste për Integrim vazhdojnë konfrontimin verbal me policinë, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.