Klubi i Prodhuesve të Kosovës vazhdon të kërkojë nga qeveria e Kosovës që të miratojë vendimin për masa mbrojtëse ndaj produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina.
Sekretari gjeneral i Klubit të Prodhuesve,Vllaznim Osmani, ka thënë se sektori i qumështit ka hasur shumë sfida gjatë zhvillimit të tij që nga pas lufta, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, çështja e masave mbrojtëse dhe moszbatimi i tyre ndaj produkteve të qumështit nga Bosnja është duke shkaktuar dëme të mëdha.
E kryetari i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit, Besim Kuqi, ka thënë se trajtimi i fermerëve nga shteti ka qenë nënçmues.
Këshilltari i ministrit të Financave, Lulzim Rafuna, ka thënë se ka pasur një paqartësi ligjore dhe vendimi i ministrit të Tregtisë duhet të shkojë përmes Qeverisë.