Dëmet e tërmetit të fortë të 26 nëntorit dhe lëkundjet që vijojnë orë pas ore, i kanë solidarizuar të gjithë. Mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej”, “Nënë Tereza” dhe Muzeun Kombëtar janë ndezur qirinj në nder të viktimave të tërmetit. Në ambientet e Muzeut Kombëtar një grup personash, fëmijë e të rritur, kanë ndezur qirinj dhe […]
Dëmet e tërmetit të fortë të 26 nëntorit dhe lëkundjet që vijojnë orë pas ore, i kanë solidarizuar të gjithë.
Mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej”, “Nënë Tereza” dhe Muzeun Kombëtar janë ndezur qirinj në nder të viktimave të tërmetit.
Në ambientet e Muzeut Kombëtar një grup personash, fëmijë e të rritur, kanë ndezur qirinj dhe janë mbledhur duke u lutur për personat që kërkohen nën rrënojat e banesave.
Gjithashtu, qirinj po ndizen edhe pranë shtatores së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, shkruan syri.net, percjell albinfo.ch
