Ashtu si çmimet e shtëpive për një familje po rriten, po ashtu edhe qiratë në shumë qytete zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ato vazhduan të rriteshin në tetor, sipas anketave të kryera nga portali i pasurive të paluajtshme “Homegate”. Pavarësisht pabarazive të forta midis qyteteve dhe kantoneve, niveli i çmimeve mbetet i lartë në përgjithësi.
Qiratë vazhduan të rriteshin në Cyrih dhe Gjenevë – tradicionalisht tregjet më të shtrenjta të pronave dhe qirave, ndërkohë nëntori, pritet të vazhdojë me tempo të njëjtë. Ndërsa në Vaud dhe Valais ato ranë, pasi u rritën në muajin shtator. /Albinfo.ch