Ata që kërkojnë një shtëpi si qiramarrës duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë në Zvicër: në shtator qiratë për apartamente të reja ose të sapo marra me qira, është fjala vetëm për ato, jo për kontratat ekzistuese, u rritën me 0.3% krahasuar me gushtin, ndërsa në harkun kohor të një viti rritja është 2.7%. Lugano ka rritjen më të fortë, shkruan rsi.ch, përcjell albinfo.ch.
Kjo del nga një indeks i përgatitur nga portali i reklamave të pasurive të paluajtshme Homegate në bashkëpunim me ZKB, Bankën Kantonale të Cyrihut. Një trend afatgjatë konfirmohet: për t’u kufizuar në muajt e fundit, gushti kishte shënuar në nivel kombëtar një +0.2% mujore, korriku një +0.1% dhe qershori një +0.3%.
Në shtator të 25 kantonet e analizuara (dy Appenzell merren në konsideratë së bashku) regjistruan progresione vjetore, me kulme prej +7.8% në Nidvaldo dhe +5.3% në Svyz. Ticino shënon një rritje prej +3.2% (+0.4% në muaj), ndërsa Graubes, me +1.3% (+0.6% në muaj), ka rritjen më të vogël gjatë dymbëdhjetë muajve në vend.