Mjekët në Salzkammergut Klinikum, një spital me tri lokacione në Austrinë e Epërme, i kanë thënë transmetuesit ORF se deri në 200 operacione po shtyhen në javë për shkak të tendosjes së shkaktuar në sektorin e kujdesit shëndetësor nga Covid, transmeton albinfo.at.
“Kemi pacientë që janë shtyrë operacionet gjashtë herë gjatë vitit të fundit”, tha një mjek austriak.
Po ashtu, edhe spitalet e zonave të tjera të Austrisë kanë raportuar se përhapja Covid ka ndikuar keq në problemet e njerëzve që kanë në lidhje me shëndetin jashtë virusit dhe të gjitha terminet e operacioneve janë shtyrë, me përjashtim të atyre urgjente. /Albinfo.at