Sukseset e aktores së mirënjohur shqiptare, Adriana Matoshi, duket se nuk kanë të ndalur.
Aktorja kosovare ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin Mostra de Valencia në Spanjë. Matoshi çmimin e ka fituar për rolin në filmin “Zana” të regjisores Antoneta Kastrati, kjo u bë e ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
“Adriana Matoshi triumfon në Spanjë, fiton çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin Mostra de Valencia në rolin e filmit Zana, të regjisores Antoneta Kastrati”, shkruhej në postim.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u mbajt në gala mbylljen e Mostrës, të mbajtur në La Rambleta de Valencia, ku morën pjesë autoritete të ndryshme. /Albinfo.ch