Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi kanë vizituar pikën doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
Zyrtarët e qeverisë, nga afër e kanë parë si po rrjedh puna në këto dy pika doganore, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet me Serbinë.
Ministrja, Kusari-Lila ka theksuar se edhe në këto pika doganore, ka rënë dukshëm fluksi i importit.
Pas vizitës në këto dy pika doganore, ata kanë vizituar edhe pikën kufitare në Merdare dhe kanë vëzhguar nga afër se sa po zbatohet vendimi i qeverisë.
Ministrja e Tregtisë dhe Industirsë, Kusari-Lila ka deklaruar se është duke u menduar se çfarë do të bëhet me 8 kamionët, të cilët kanë mbetur në zonën neutrale.
Kurse, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka bërë të ditur se Policia e Kosovës nuk do të lejojë që kamionët që kanë mbetur në këtë pjesë ta bllokojnë rrugën, ashtu siç është paralajmëruar.