Vala e dytë e Covid-19 ka mbërritur në Zvicër më shpejt dhe më e fortë se sa pritej, sipas autoriteteve shëndetësore federale.
Pak më shumë se 3,000 raste të reja pozitive me koronavirus dhe tetë vdekje u raportuan të martën.
Zvicra ka dy herë më shumë infeksione të reja se Italia bazuar në popullësi.
“Vala e dytë ka mbërritur, më e shpejtë, më e qartë dhe më e fortë sesa do të mendonim dy ose tre javë më parë”, tha Thomas Steffen, një mjek i Bazelit dhe anëtar i bordit të mjekëve kantonalë në një konferencë shtypi të martën.
Studimet tregojnë se sa më shumë raste po përhapen në popullatë, aq më shumë shqetësim ka për popullatat e moshuara në shtëpitë e të moshuarve. Mes rritjes së rasteve, të dielën qeveria njoftoi disa masa për të vënë çështjet nën kontroll, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.