Aktualisht në Zvicër nuk lejohen automjetet vetëdrejtuese. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë së shpejti, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Këshilli Federal u ka dhënë dritën jeshile dy urdhëresave që rregullojnë përdorimin e automjeteve të pajisura me një sistem të automatizuar.
Masa vjen pas një reagimi kryesisht pozitiv nga politikanë, grupe dhe shoqata të ndryshme të mbledhura për procesin e konsultimit që u mbyll të premten.