Këshilli Kombëtar miratoi të martën prezantimin e një baze të dhënash kombëtare për pasagjerët ajrorë – i ashtuquajturi sistemi i Regjistrimit të Emrave të Pasagjerëve (PNR) që tashmë është miratuar në BE dhe Shtetet e Bashkuara.
Deputetët theksuan se nëse Zvicra nuk e ndjek shembullin, ajo mund të bëhet një ‘lidhje e dobët’ në mes të Evropës.
Kjo për shkak se terroristët dhe kriminelët e tjerë mund të anashkalojnë sistemin e BE-së, duke marrë një fluturim për në Zvicër dhe duke vazhduar udhëtimin e tyre në zonën Shengen në tokë, transmeton albinfo.ch.
Përveç kësaj, gjithnjë e më shumë shtete po kërcënojnë të vendosin gjoba të rënda për linjat ajrore zvicerane që nuk ofrojnë të dhëna PNR.
Përdorimi i PNR është gjithashtu një nga kushtet që Shtetet e Bashkuara kanë që Zvicra të mbetet në programin e heqjes së vizave, transmeton tutje albinfo.ch.
Kjo u lejon shtetasve zviceranë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa vizë për qëllime biznesi ose turistike deri në 90 ditë.