Në një videomesazh që kanë publikuar së fundi, pjesëtarët e Këshillit Federal të Zvicrës tregojnë se çfarë kanë ndërmend të bëjnë gjatë ditëve të festës së Pashkëve.
Ajo që është e sigurt dhe që e kanë theksuar që të gjithë: Ata do të rrinë në shtëpitë e tyre, duke dhënë kështu dhe shembullin personal për luftimin e koronavirusit.