Bëhet e ditur se qeveria zvicerane dhe ajo gjermane po mbështetin trajnimin bashkëpunues me objektiv rritjen e punësueshmërisë për të rinjtë dhe nxitjen e konkurrueshmërisë për ndërmarrjet në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri njofton se 5 shkolla dhe institucione profesionale në Lezhë dhe Tiranë kanë fituar grante me vlerë 2.6 milionë euro.
Ato do të investohen në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime, në partneritet me ndërmarrje private e publike.


