Mjekimi, i prodhuar nga Pfizer, u jepet “pacientëve me rrezik të shtuar të zhvillimit të një forme të rëndë të sëmundjes”, njoftoi Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), njofton albinfo.ch.
Qeveria po blen 12,000 paketa të barit, për t’u administruar fillimisht në qendrat mjekësore kantonale, përpara se të mund të përshkruhet nga mjekët e përgjithshëm dhe të jetë në dispozicion në farmaci. Qeveria do të përballojë shpenzimet e trajtimit ambulantor.
Megjithëse pilula antivirale nuk është ende zyrtarisht e miratuar nga organi rregullator, Swissmedic, “ajo, sipas Urdhëresës 3 të COVID-19, mund të përdoret për trajtimin e pacientëve ndërkohë që procedura e autorizimit është në proces”, tha BAG. /Albinfo.ch