Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se projektligji definon lidhjet e delegacionit me institucionet e tjera, përcjell albinfo.ch
“Ky projektligj përcakton hierarkinë institucionale. Projektligji definon qartë për lidhjet që mban delegacioni me institucionet e tjera shtetërore”, theksoi ai.
Me vota unanime dhe pa diskutim është votuar Plani Vjetor i Qeverisë për vitin 2019. Qeveria në mbledhjen e sotme të saj ka miratuar Projektligjin për ndarjen e buxhetit për ekipin negociator. Ekzekutivi ka ndarë 300 mijë euro këtë ekip.