Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë ka vendosur të martën masa të tjera mbrojtëse për produktet e naftës dhe e ka caktuar çmimin e tyre për tre muajt e ardhshëm.
Marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër, ndërsa marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë për litër.
Ky vendim hyri në fuqi sot dhe do të vlejë për 90 ditë, tha MINT-i.
“Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, MINT ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave të tjera mbrojtëse të produkteve të naftës”, thuhet në njoftim.
Në Prishtinë aktualisht një litër naftë kushton nga 1.35 deri në 1.45 euro.