Këshilli Federal ka vendosur se për cilat iniciativa do të votojnë zviceranët me të drejtë vote në ditën e votimeve në nivel vendi më 9 qershor. Kështu, me këtë datë do të votohet për iniciativën e SVP-UDC-së e cila kërkon që në të ardhmen Këshilli Federal (qeveria) të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli.
Ndërkaq vetë qeveria aktuale dhe parlamenti u kanë rekomanduar votuesve që të hedhin poshtë këtë iniciativë.
Iniciativa tjetër për të cilën pritet të votohet më 9 qershor është ajo kundër revizionit të Ligjit për Azilin. Kjo iniciativë është ndërmarrë nga partitë e majta dhe të gjelbrit.
Ato kritikojnë ndër të tjera, nenin në këtë ligj sipas të cilit kërkimi i azilit në përfaqësitë e Zvicrës jashtë botës nuk merret si bazë për azil si dhe nenin tjetër që e hedh poshtë dezertimin si motiv për njohje të azilit.