Në fillim të pandemisë, një vit më parë, Këshilli Federal po gëzonte besim të madh në mesin e popullatës. Por ky besim u ul ndjeshëm gjatë valës së dytë, shkruan watson.ch duke ju referuar sondazhit më të ri “SRG Corona Monitoring”.
Ndërkaq, Qeveria e shtetit tani sërish është duke gëzuar miratim dukshëm më të madh se sa në janar, transmeton albinfo.ch.
Përqindja e atyre që shprehin “një nivel të lartë besimi” është rritur nga 32 në 49 për qind. Në të kundërt, përqindja e personave që i falin qeverisë “pak besim”, ka rënë nga 40 në 30 për qind.
Kur jemi këtu, puna e ministrit të shëndetësisë, Alain Berset është vlerësuar më së miri, me 4.4 pikë nga 6 të mundshme, transmeton albinfo.ch. Ministri i Jashtëm Iganzio Cassis paraqitet më së keqi, me 3 pikë, sa i kanë dhënë të anketuarit.
Ish presidentja e federatës, Simonetta Sommaruga, me 4.1 pikë është e dyta ndërsa me nga 3.8 pikë janë vlerësuar ministrat Viola Amherd dhe Ueli Maurer. Në vendi n e pestë, me 3.7 pikë vjen presidenti aktual Guy Parmelin ndërsa me 3.5 pikë, Karin Sutter-Keller.