Skip to content

Qeveria nuk ka sqaruar se cilat kategori pagash do të shkurtohen

Dhjetë milionë euro do të jetë më e vogël fatura e 2012-shit për pagat në sektorin publik pas ndërhyrjes së FMN-së. Marrëveshja të cilën e ka pranuar Qeveria parasheh më pak mjete financiare në pagat e vitit 2012 në sektorin publik sesa planifikimet e mëhershme qeveritare. Zyrtarë të ekzekutivit nuk kanë pranuar të japin sqarime […]

Dhjetë milionë euro do të jetë më e vogël fatura e 2012-shit për pagat në sektorin publik pas ndërhyrjes së FMN-së.

Marrëveshja të cilën e ka pranuar Qeveria parasheh më pak mjete financiare në pagat e vitit 2012 në sektorin publik sesa planifikimet e mëhershme qeveritare.

Zyrtarë të ekzekutivit nuk kanë pranuar të japin sqarime rreth kategorive të pagave të cilat do të pësojnë shkurtime ne vlerën e përgjithshme të linjës buxhetore, shkruan Koha Ditore.

Në Ministrinë e Financave kanë theksuar se shkurtime do të ketë, mirëpo nuk kanë përcaktuar se cilët janë sektorët që do të kenë më pak paga gjatë këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *