Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që të ndajë mjete në bazë të kërkesës së Federatës së Xhudos së Kosovës.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës shuma e mjeteve të ndara është 143 mijë euro, shkruan albinfo.ch
Shuma është ndarë për renovimin e palestrës sportive në të cilën Federata është duke zhvilluar përgatitjet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike gjithashtu dhe për të siguruar kushtet e transportit për xhudistët.