Për shkak të ndryshimeve klimatike dhe më konkretisht shkrirjes së akullnajave, pjesa e kufirit mes Zvicrës dhe Italisë, që kalon nëpër Alpe, do të zhvendoset.
Ndërsa deri më tani nuk janë zbuluar detaje të këtyre ndryshimeve territoriale, dihet se ato do të jenë ‘të vogla’, tha Këshilli Federal, transmeton albinfo.ch.
Për sa i përket kufirit tokësor të Zvicrës me Francën, ai do të modifikohet kryesisht në komunitetet e Gjenevës, Perly-Certoux dhe Bardonnex.
Të dy vendet “do të shkëmbejnë zona ekuivalente” për të akomoduar shtrimin e binarëve për linjën e re të tramvajit ndërkufitar, sipas Këshillit Federal. /thelocal