Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive e miratoi Protokollin për masa parandaluese gjatë zbatimit të regjistrimit të popullsisë.
“Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në RMV ka filluar më 1 mars me regjistrimin e të burgosurve, të pastrehëve dhe diasporës. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi të apeloj deri te diaspora jonë që në mënyrë aktive të marrë pjesë në këtë proces, që është paraparë të zgjasë prej 1 mars deri më 21 prill të vitit 2021”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.
Video udhëzuese hap pas hapi, për vetëregjistrim të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden jashtë shtetit, gjegjësisht mërgatës tonë.
Video: https://fb.watch/3-7yKeR3pq/
Procesi i vetëregjistrimit fillon me 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill, nëpërmjet aplikacionit elektronik në faqen e internetit: census.stat.gov.mk
Më shumë infromata në numrat e telefonit:
389 75 268 732 (Viber, WhatsApp)
+389 75 268 734 (Viber, WhatsApp)
+389 75 268 745 (Viber, WhatsApp)