Është bërë e ditur se qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti mban sot mbledhje, ndërsa do të raportojë për 100 ditshin e qeverisjes.
Mbledhja e Qeverisë do të mbahet në orën 14:00.
Ndryshe, një ditë më parë Qeveria Kurti shënoi 100 ditët e saj në pushtet, ndërsa gjysmën e këtyre ditëve i kaloi si Qeveri në detyrë.
Qeveria Kurti, e cila u votua më 3 shkurt, u rrëzua pas 53 ditësh, me një mocion të mosbesimit që kishte iniciuar partia në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës, e që ishte përkrahur edhe nga partitë opozitare.
Për rrëzimin e Kurtit më 25 mars, kishin votuar 82 deputetë, përcjell albinfo.ch.