Një ditë pasi kryeministri Zoran Zaev në Kosovë premtoi hetim ndërkombëtar për rastin Kumanova, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë ka konfirmuar se ekzekutivi është duke shqyrtuar mundësitë për interpretimin ndërkombëtar ose hetimin e të gjitha rrethanave lidhur me rastin “Kumanova”.
“Janë duke u analizuar të gjitha aspektet e ngjarjes. Kjo është çështje e ndjeshme edhe për Republikën e Maqedonisë, edhe për Republikën e Kosovës.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë është duke i shqyrtuar mundësitë për interpretimin ndërkombëtar ose hetimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë ngjarje”, deklaroi Mile Boshnjakovski.