Qeveria e Kosovës ka aprovuar Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit, përjashtim ëshë bërë vetëm për Lotarinë e Kosovës.
Asnjë kazino, bastore apo ndonjë objekt i kësaj natyre nuk do të mund të operojë më në vend pas miratimit të këtij projektligji në Kuvend. Projektligji, i cili në afat prej 30 ditësh pritet të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës, parasheh ndalimin e lojërave të fatit për periudhën 10-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka dorëzuar peticionin për shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit në Kuvendin e Kosovës. Muharremaj pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se pret që peticioni të shqyrtohet.
Kërkesa e qytetarëve të Suharekës është realizuar edhe pa u shqyrtuar ky peticion.