Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se së shpejti do të marrë vendim lidhur me lejimin e qarkullimit të veturave me targa të Serbisë në territorin e Kosovës pa vendosjen e letërngjitësve.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se Policia është duke monitoruar me kujdes zbatimin e vendimit të Serbisë për qarkullimin e veturave me targa RKS.
“Policia jonë kufitare është duke monitoruar me kujdes zbatimin e vendimit të Serbisë për qarkullimin e veturave me targa RKS. Siç kemi thënë edhe javën e kaluar, sjellja dhe vendimi ynë do të jenë mbi bazën e parimit të reciprocitetit dhe i mbështetur mbi analizat dhe përfundimet e policisë kufitare mbi nivelin e zbatueshmërinë nga ana e Serbisë. Një vendim pritet që të merret së shpejti”, ka deklaruar Kryeziu.
Që nga 1 janari Serbia lejon qarkullimin e veturave me targat e Kosovës, pa mbuluar simbolet shtetërore nëpër territorin e saj./Albinfo.ch