Qeveria e Kosovës ka iniciuar blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Francë, Itali, Kanada dhe Turqi.
“Iniciuam blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris të Francës, Romë të Italisë, Otavë të Kanadasë dhe Ankara të Turqisë”, ka shkruar Kurti.
Qeveria e Kosovës vitin e shkuar po ashtu ka iniciuar procedura të tilla për blerjen e objekteve për misionet diplomatike në disa vende të Perëndimit.