Yjet e YouTubet, “How Ridiculous”, që vijnë nga Australia, kanë bërë emër për thyerjen e rekordeve në basketboll.
Kur ata arritën shënimin e pikëve nga 180.96 metra largësi në shtator të 2016-s, askush nuk mendonte se mund të thyente më këtë rekord, transmeton Albinfo.ch.
Por më 13 janar të këtij viti, Derek Herron arriti të gjuante saktë nga 201.42 metra – duke u bërë i pari që qëllon saktë prej më shumë se 200 metra larg.