Wendy Ida është një trajnere e fitnesit nga Kalifornia në SHBA dhe mban një rekord që do t’ju befasojë.
Ajo në moshën 65-vjeçare, është Instruktorja më e vjetër aktive në fitness në shumë disiplina, transmeton Albinfo.ch.
Wendy e theu fillimisht rekordin në moshën 60-vjeçare, ndërsa në të kaluarën ishte ish-kampione në ‘bodybuilding’ dhe ishte trajnere kondicioni për ekipin e futbollit LA Avengers.
Në festimin e ditëlindjes së 65-të, Libri i Rekordeve ‘Guinness’ ia dhuroi pllakën për rekordin e ri.
https://www.youtube.com/watch?v=0COgVI_lMEs