Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së sotshme ka monitoruar heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve të nesërme.
Indeksonline ka kontaktuar me Kryesuesin e Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, për ta pyetur se sa ankesa janë bërë për thyerje të heshtjes zgjedhore, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë ditës së sotme PZAP-i ka pranuar rreth 70 ankesa”, u shpreh ai.
Subjektet apo kandidatët që thyejnë heshtjen zgjedhore do të dënohen me gjoba të ndryshme.