Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në në Greqi, Geoffrey R. Pyatt ka deklaruar se vendi i tij është interesuar që Athina dhe Shkupi të gjejnë një zgjidhje lidhur me çështjen e emrit. Ai theksoi se SHBA-ja është e interesuar që bisedimet për çështjen e emrit të kenë sukses.
Ai shprehu shqetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.
Por sipas tij, Amerika është e gatshme që të ndihmojë sa më shumë në integrimin e shteteve të rajonit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, me qëllim të largimit të ndikimit rus nga Ballkani.