Moska është e gatshme të japë një ‘kontribut të rëndësishëm’ për të shmangur një krizë globale ushqimore nëse Perëndimi heq sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës, tha Presidenti Vladimir Putin në një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë, Mario Draghi, raporton BBC.
Putin foli gjithashtu për ‘hapat e ndërmarra për të garantuar sigurinë e lundrimit, duke përfshirë hapjen e përditshme të korridoreve humanitare për daljen e anijeve civile nga portet e Azov dhe Detit të Zi, të cilat pengohen nga pala ukrainase’, tha Kremlini në një deklaratë pas thirrjes.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e ka përshkruar më parë si ‘shantazh’ ofertën e Rusisë për të hequr bllokadën e porteve të Detit të Zi ukrainas, në këmbim të heqjes së sanksioneve.