Kremlini zyrtar priste që Ukraina të pushtohet brenda disa ditësh, ndërsa gjashtë muaj më vonë Putin tashmë e ka humbur durimin me gjeneralët e tij.
Lajmin për shkarkimin e gjeneralëve e ka konfirmuar edhe Ministria Ruse e Mbrojtjes, ku tha se Putin dhe ministri Sergei Shoigu e kanë marrë vendimin për shkarkimin e tyre.
Teksa Rusia është shtyrë prapa në jug të Ukrainës dhe është mbyllur në një ngërç të përgjakshëm në lindje, ministri Shoigu pretendoi se forcat ruse kanë ngadalësuar përparimin e tyre për të parandaluar viktimat civile. Ministria e Mbrojtjes tha se kjo “pothuajse me siguri është dezinformim i qëllimshëm”, shkruan Express.co.uk.
Në ditën e njoftimit të Shoigu, një raketë balistike ruse SS-26 Iskander goditi një tren në qytetin Chaplyne, duke vrarë dy fëmijë. I njëjti sulm ishte përgjegjës për vdekjen e të paktën 23 civilëve të tjerë.