Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.
Në një fjalim televiziv, drejtuar kombit, Putin u përpoq të justifikonte operacionin, duke pretenduar se ai është i nevojshëm për ta parandaluar Ukrainën nga sigurimi i armëve bërthamore – edhe pse Ukraina nuk ka shprehur synime të tilla.
“Rrethanat kërkojnë që ne të ndërmarrim veprime vendimtare dhe të menjëhershme”, tha Putin, duke shtuar se separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës, kanë kërkuar ndihmë, përcjell albinfo.ch.
Ai i bëri thirrje ushtrisë ukrainase të dorëzojë armët dhe tha se Rusia “nuk e ka ndërmend të pushtojë territorin ukrainas”.