Gjatë një takimi sot të kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, në rrethinat e samitit të sigurisë në Shangai, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se dëshironte që konflikti në Ukrainë të marrë fund “sa më shpejt që të jetë e mundur”, por pa thënë se si.
Putin i tha më tej kryeministrit indian Narendra Modi se e kuptonte që India kishte shqetësime mbi luftimet.
“Unë e njoh pozitën tuaj mbi konfliktin në Ukrainë, i njoh shqetësimet tuaja …. do të bëjmë gjithçka mundemi që të marrë fund sa më shpejt”, tha ai.