Nxënësit, studentët e Vjenës, Austrisë së Poshtme dhe Burgenlandit kanë nisur pushimet e tyre verore nëntëjavore, shkruan albinfo.at.
Në qytetet e mbetura austriake, pushimet shkollore do të fillojnë vetëm javën e ardhshme.
Mësimet do të rifillojnë më 5 shtator për Austrin lidore dhe më 12 shtator për vendet perëndimore të këtij shteti.
Autoriteti i trafikut ÖAMTC i Austrisë pret bllokime të mëdha trafiku në fillim të muajit, veçanërisht pasi pushimet verore kanë filluar edhe në Republikën Çeke, Sllovaki dhe në dy shtete federale gjermane. /Albinfo.at