Në një punishte ndërtimi në një postë në Bernë janë identifikuar 14 punëtorë sllovakë, të cilët për punën e tyre po paguheshin vetëm nga 5 euro orën!
Ata po ashtu ishin të strehuar në ambientet e kantierit ku punonin, gjegjësisht ku po rrëzonin muret me materie të rrezikshme azbesti.
Punëtorët i ka zbuluar sindikata Unia, e cila pas kësaj ka kërkuar sqarime nga punëdhënësi kryesor, në këtë rast ndërmarrja e postës. Punëtorët ishin të punësuar nga firma ndërtimore gjermane Howe, kështu që posta distancohet nga trajtimi i tillë i punëtorëve.
Ndërkohë, Unia kërkon nga posta që të kujdeset për pagesa korrekte dhe për strehim të denjë për punëtorët. Përfaqësuesit e postës thonë se po i shqyrtojnë akuzat e Unia-s.
Ata po ashtu pohojnë se në shpalljen publike për kryes të punës dhe në kontratë kërkon në mënyrë eksplicite që punëmarrësit t`i përmbahen kushtit për pagat minimale të Zvicrës për punëtorët e ndërtimit.