Fotografitë e mrekullueshme të artistit shqiptar Adrian Limani, së fundmi janë ekspozuar në Paris, shkruan “KultPlus”.
Fotografitë e artistit Limani, janë shfaqur në një monitor gjigant të një kompanie, që shfaqë punime të ndryshme artistike nga artistë të ndryshëm, e kësaj radhë edhe të artistit shqiptar, përcjell albinfo.ch.

Limani ka thënë se aty shfaqen punime të ndryshme nga artistë botëror, derisa kësaj radhe i kanë shfaqur edhe punimet e tij.
“Bëhet fjalë për kompaninë ‘Vente Privee’ që në fasadën e tyre kanë monitor gjigant ku shfaqin punime artistike nga artistë të ndryshëm botëror. Këtë javë ekskluzivisht për ditë me radhë i kanë shfaqur vetëm punimet e mija”, ka thënë Limani për “KultPlus”.
Punimet e artistit Adrian Limani, do të shfaqen përsëri në shkurt të vitit 2018-të.
