Pas tri ditë të grevës së përgjithshme, punëtorët e ndërmarrjes publike Posta e Kosovës paralajmërojnë se nesër do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ata kërkojnë që “Qeveria e Kosovës të kryejë urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar; t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë, si dhe realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës”.