Në bazë të të dhënave zyrtare, të bëra publike nga ministri në largim i Ministrisë Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, që vjen nga Partia e Pavarur Liberale (SLS), parti që ka siguruar tetë deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit, aktualisht në Kosovë janë të punësuar mbi 4.500 serbë, ndërsa ky numër pritet të shtohet gjatë viteve të ardhshëm.
Sipas tij, me hyrjen e SLS-në qeverinë e re, serbëve të Kosovës do t’u sigurohen më shumë se katër mijë vende të reja të punës në administratë.
Anëtari i Kryesisë së SLS-së ka thënë për mediat serbe se prej 12,5 për qind të vendeve në administratën e Kosovës të parapara për bashkësitë joshqiptare, 8.5 për qind i takon bashkësisë serbe.
“Për momentin janë më shumë se 4.500 serbë të punësuar në administratë, ndërsa na takojnë edhe katër mijë vende”, ka thënë Rashiq.
Sipas tij, SLS-ja do të jetë më shumë e përfaqësuar në qeverinë e ardhshme sesa deri më tani. Rashiq ka thënë partisë së tij do t’i takojnë më shumë se dy ministri, sa kanë pasur në përbërjen e fundit qeverisëse, kur ishte në koalicion me PDK-në dhe LDK-në.