Në Zvicër, proporcionalisht me numrin e banorëve ka më tepër femra të punësuara se sa në të gjitha vendet e BE-së. Por, siç ka konstatuar Zyra Federale e Statistikave në një studim, edhe dallimi në paga në mes të meshkujve dhe femrave askund në BE nuk është më i madh se në Zvicër.
Sipas krahasimit të bërë del se në Zvicër punojnë 74 për qind e femrave ndërsa mesatarja e punësimit të femrave në vendet e BE-së është 59 për qind.
Ndërsa sa i përket dallimit në të ardhura në mes të meshkujve dhe femrave, në Zvicër është pak me i madh. Këtu femrat për të njëjtën punë fitojnë mesatarisht nga 18 për qind më pak se meshkujt. Ndërsa në BE ky dallim është 16 për qind. Natyrisht, brenda vendeve të BE-së dallimi në këtë pikë është më i madh, ku prin Estonia me 27.3%.
Zvicra është mbi mesataren e BE-së edhe sa i përket pjesëmarrjes së gruas në parlament. Mesatarja e femrave në parlamentet e shteteve anëtare të BE-së është 26.3% ndërsa në Zvicër 29%.
Brenda BE-së dallimet edhe në këtë pikë janë shumë të mëdha, shkruan azonline.ch. Kështu në Spanjë vetëm 8% të deputetëve janë femra ndërsa në Suedi 44.7%.
Femrat në Zvicër janë më pak të përfaqësuara në mesin e personave që studiojnë në krahasim me femrat në vendet e BE-së. Kështu, në shtetet e përmendura përqindja e femrave studente prej kohësh e ka kaluar atë ë meshkujve. Femrat përbëjnë pra 55.2% të studentëve. Ndërsa në Zvicër 49.2 për qind të studentëve janë femra.