Regjistri Zyrtar i Barnave është publikuar në dy mijë kopje dhe do të shpërndahet falas në të gjitha institucionet shëndetësore në Kosovë. Ushtruesi i Detyrës se kryeshefit ekzekutiv të Agjencionit Kosovar për Produkte Medicinale në Kosovë, Arianit Jakupi, tha se roli këtij regjistri do të jetë shumë i madh, sespe do t’u shërbejë mjekëve përshkrimin e barnave të cilat janë të regjistruara në Kosovë.
Ai bëri të ditur se të gjithë mjekët që punojnë në terë territorin e Kosovës, janë të obliguar që të përshkuajnë barna për pacientët që janë në këtë regjistër.
Regjistri Zyrtar i Barnave do të japë një ndihmesë në luftimin e tregut të zi të barnave, që do të thotë se mjekët janë të obliguar që të përshkruajnë barna pikërisht nga ky regjistër dhe po ashtu barnatoret të mbajnë barna nga të cilat gjenden në këtë regjistër.
Jakupi shtoi se për dallim nga regjistri i vjetër që ka pasur 1500 llloje barnash, ky i fundit është shtuar edhe për 1000 sosh.
Ndryshe, sipas shumë hulumtimeve të organizatave të ndryshme, Kosova është njëri nga vendet që prijnë në Evropë për kontarbandim me barna dhe për shitje të palicencuar të baranave.