Është lansuar trajleri i dytë i filmit biografik “Bohemian Rhapsody”, i cili përshkruan jetën e këngëtarit Freddie Mercury.
Filmi është produkt i 20th Century Fox. Ylli i “Mr Robot”, Remi Malek, luan personazhin e këngëtarit Mercury, i cili vdiq nga komplikimet e shfaqura nga hiv-aidsi në vitin 1991.
Trajleri i fundit tregon momentet kur këngëtari i famshëm Freddie Mercuryt vendosi të lidhej me meshkuj.
Filmi “Bohemian Rhapsody” do të filloj së shfaquri në kinematë britanike që nga 24 tetori.