Orari i ri do të jetë i vlefshëm nga data 21 prill deri më 23 prill, pasi ai do të pësojë ndryshime me rotacion.
Lëvizja e qytetarëve sipas masave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, si pjesë e luftës kundër përhapjes së COVID-19 më 15 prill, do të bëhet vetëm një herë në ditë për 90 minuta dhe atë sipas shifrës së parafundit të numrit personal.
Këto masa do të jenë në fuqi të paktën deri më datën 4 maj.
